Edhe 30 ditë paraburgim për Shipoviq

Edhe 30 ditë paraburgim për kryetarin aktual të Këshillit të Komunës Qendër dhe të dyshuarin e parë për rastin “Mashinopromet”, Mirosllav Shipoviq.

Këshilli i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka vazhduar paraburgimin edhe pse si garanci ishte ofruar një banesë me vlerë prej 70 mijë eurove.

Pronën e saj që Shipoviq të mbrohet në liri e kanë ofruar edhe kryesia e partisë opozitare LSDM, këshilltarë nga komuna Qendër si dhe vet kryetari i kësaj komune.

Edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për gjyqin dhe Shipoviq vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

Lajme të ngjashme

Back to top button