Vuçiniç tremb Juven, kërkon largimin në Janar

Kur duhen edhe disa ditë nga hapja e merkatos së dimrit, Juventusi përgatit disa surpriza në hyrje por edhe në dalje.

Largimi i Mirko Vucinic është pothuajse i sigurt, ndërsa objektivi kryesor është përforcimi i mbrojtjes.

Malazezi kërkon më shumë hapësira në sulm por Conte nuk ia premton një gjë të tillë për shkak të formës që po tregon dyshja Llorente-Tevez.

Sipas “Tuttosport”, pista më e mundshme për të ardhmen e lojtarit ballkanas është Manchester United sepse anglezët kanë alternativën Nani dhe në këtë mënyrë mund të joshin bardhezinjtë për një këmbim të mundshëm.

Nga ana tjetër, për zëvendësimin e Vucinic, është Menez në radhë të parë , ndërsa alternativa e francezit është belgu i Chelseat, Kevin De Bruyne, i cili nuk po gjen hapësira në skuadrën e Jose Mourinhos.

Në repartin e mbrojtjes, emri më i lakuar është ai i lojtarit të Interit Andrea Ranocchia, të cilin Conte e njeh shumë mirë sepse ka punuar me të kur të dy ishin pjesë e skuadrës së Barit.

Me pak fjalë, Juventus mbetet një kantier i hapur sepse pas dy sezoneve të suksesshme, kjo skuadër ka nevojë për rifreskim dhe për lojtarë të motivuar pas titujve që kanë shtuar në muzeun e klubit grupi i gardës së vjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button