VMRO­-DPMNE-­ja propozon Ivanovi ta rishqyrtojë vendimin e faljes

VMRO­-DPMNE­-ja sot do të propozojë t’i dërgohet letër presidentit Gjorgje Ivanov, të nënshkruar nga katër partitë më të mëdha politike, me kërkesë që të rishqyrtohet vendimi për heqjen e procedurave penale, kumtoi sot partia.

“Vendimi i presidentit Ivanov nuk është në pajtueshmëri me angazhimet e VMRO­-DPMNE­-së. Qëndrimi ynë është i qartë, çdokush që ka bërë vepër penale duhet të përgjigjet, Nga këto aspekte, VMRO­-DPMNE-­ja sot do të propozojë t’i dërgohet letër presidentit Ivanov, të nënshkruar nga katër partitë më të mëdha politike, me kërkesë që të rishqyrtohet vendimi për heqjen e procedurave penale. Gjatë ditës VMRO-­DPMNE-­ja do të kontaktojë me tre partitë e tjera me çrast do tua ofrojmë propozimin tonë”, shkruhet në kumtesën e VMRO­-DPMNE­-së të dërguar sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button