Pesë gjëra të cilat meshkujt i presin nga partneret

Sikur edhe femrat, edhe meshkujt gjithashtu kërkojnë kualitete specifike te partneret e veta. Edhe pse dëshirat mund të ndryshojnë me kalimin e viteve, po ju sjellin në vazhdim disa të cilat vlejnë për të gjitha gjeneratat.

Meshkujt duan përkrahje
Askush nuk i do lajkatarët, mirëpo pak përkrahje të ideve dhe të telasheve të tyre gjithsesi do të jetë e mirë nëse dëshironi të planifikoni të që lidhja juaj t’ju funksionojë në afat të gjatë. Nëse ka probleme me shefin në punë, bëjani me dije që po e kuptoni. Nëse ka dëshirë të zjarrtë të blejë veturën e cila i pëlqen, ndërkaq mund ta rrezikojë buxhetin tuaj për nevoja themelore, bëni mirë ta përkrahni.

Meshkujt dëshirojnë që t’i admironi
Admirimi gjithsesi shkon bashkë me përkrahjen. Nëse tregoni admirim ndaj tij, sukseset e tij do ta bëjnë edhe më të mirë. Nëse është fjala për avancim në punë, apo për fitoren e ekipit të futbollit që e do, bëjani me dije se jeni krenare për të dhe me të vërtetë mrekulloheni me sukseset e tij. Festoni së bashku dhe me kalimin e kohës do të bëheni edhe më të afërt.

Meshkujt i duan femrat që kanë prirje për humor
Në listën e atyre gjërave që meshkujt kërkojnë nga partneret, në vendin e parë qëndron humori i mirë. Çifti i cili qesh së bashku qëndron shumë gjatë së bashku.

Meshkujt e duan lirinë
Ai ju do, dëshiron të jetë me ju dhe ka nevojë për ju – por jo t’i qëndroni pranë në çdo çast, sepse ai ka interesa edhe jashtë marrëdhënies suaj. Ndonëse është i vetëdijshëm që jeta e përbashkët në tërësi do t’i ndryshojë, kjo nuk do të thotë që patjetër duhet të heqë dorë nga çdo gjë dhe nga të gjitha shprehitë që i ka pasur para se të fillojë lidhjen me ju. Nuk ka rëndësi se a është fjala për ndonjë pasion apo ndonjë interes tjetër, lëreni të kënaqet, sepse më në fund edhe ai edhe ju do të jeni të lumtur./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button