Edhe një zjarr tronditi Tetovën (FOTO)

Një shtëpi në rrugën 176 në Tetovë është kapluar nga zjarri dhe është djegur tërësisht duke lënë pa kulm mbi kokë babë e bir.

Zjarri shtëpinë e ka kapluar rreth orës 1 pas mesnate ndërsa është lokalizuar rreth orës 4 pasi është djegur tërësisht shtëpia.

Sipas I.I 26 vjeç, ai ka vënë një sasi më të madhe të drunjtëve në koftor dhe ka dal nga shtëpi ndërsa kur është kthyer shtëpinë veç më e kishte kapluar zjarri.

Jozyrtarisht arsyeja për këtë rast siç duket është oxhaku i papastruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button