Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë më ndryshe nga ditët e kaluara. Pritet të ketë reshje lokale dhe erë të përforcuar jugore.

Megjithatë, temperaturat prapë do të jenë të larta. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri më 8 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 18 deri më 24 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm me vranësira mesatare dhe gjatë mesditës pritet të ketë reshje të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri më 6 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 22 gradë celsius. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button