AMP iu bashkangjit Platformës të inicuar nga LSDM­-ja

Aleanca për një Maqedoni Pozitive (AMP) sot iu bashkëngjit Platformës për Maqedoni Demokratike që u inicua nga LSDM­-ja.

Lideri i LSDM­së Zoran Zaev, pas nënshkrimit të Platformës nga ana e Aleancës për një Maqedoni Pozitive, deklaroi se po rritet interesi te partitë politike dhe te organizatat qytetare të cilat duan t’i bashkëngjiten Platformës.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ngjarjet e fundit në shtet dhe vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, lideri i LSDM­së edhe njëherë përsëriti se është bërë grusht shtet dhe u bëri thirrje të gjitha partive poltike të cilat nuk dakordohen me deklaratën të votojnë impiçment të presidentit.

Ai shtoi se kanë informacione se janë dhënë mbi 100 abolime dhe se dhe aboluar njerëz të cilët kanë qenë dëshmitarë në procedurat për padi penale të opozitës deri te organet e gjyqësisë. Lidhur me paralajmërimet se Gjykata Kushtetuese në seancë do të vendosë për Prokurorinë Speciale Publike, Zaev tha se nëse kjo ndodh atëherë nuk ka më shtet ligjor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button