SHGM me projekt për lirinë e mediave dhe gazetarisë profesionale

Nxitjen e zhvillimit të mjedisit të volitshëm për respektimin e të drejtave të gazetarëve dhe për përmirësimin e raportimit të gazetarëve në pajtim me normat profesionale dhe etike ka për qëllim projekti “Rrjeti i gazetarëve për lirinë e mediave në Maqedoni”, që në tre vitet e ardhshme do ta zbatojë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Siç theksohet në kumtesën e SHGM-­së, qëllimi kryesor i projektit është të përforcohet solidariteti midis gazetarëve, shoqërisë civile, organizatave mediale dhe aktorëve të tjerë për promovimin e gazetarisë profesionale dhe lirisë së mediave. Gjithashtu, qëllim i veçantë i projektit është ta përmirësojë praktikën gjyqësore në vend për lëndët gjyqësore për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve dhe mediave, në pajtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg.

Projekti parasheh aktivitete për ngritjen e vetëdijes për lirinë e të shprehurit dhe lirisë së mediave në pajtim me nenin 10 të Konventës evropiane për të drejta të njeriut, përmes trajnimit të gazetarëve, gjykatësve dhe juristëve. Fedarata evropiane e gazetarëve (EFJ) është partnere në zbatimin e këtij projekti.

Në kuadër të projektit të BE-­së do të ndahen grante të reja shtesë të organizatave të shoqërisë civile. Projekti do të zbatohet në periudhën prej janarit 2016 deri në janar të vitit 2019. Buxheti i përgjithshëm i projektit është rreth 221.000 euro, në të cilat Bashkimi Evropian merr pjesë me 199.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button