Rihanna’s do t’i bëhet një film dokumentar

Producenti i filmave, Peter Berg do të sjellë një film të ri dokumentar, që do të flasë ëpr jetën e yllit të muzikës pop, Rihanna.

Dokumentari do të jetë filmi i parë dokumentar i kompanisë së Berg. Ai ka thënë se filmi ende nuk është titulluar por se do të jetë një rrëfim për jetën e Rihanna’s dhe për rrugën që ajo ka ndjekur për tu bërë një ikonë globale, shkruan revista amerikane Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.

Berg ka shtuar se ishte i interesuar që të eksplorojë një artist të ri dhe karrierën e tij profesionale, dhe thotë se filmi për Rihanna’n do të jetë më shumë “studim karakteri” se sa një film për muzikën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button