Ja si arrihet tek një miliarder (FOTO)

Flavio Briatore dhe bashkëshortja e tij modele Elisabetta Gregoraci po kalojnë pushimet në bregdetin e Malindit, qytet në Kenia.

Miliarderi 63-vjeçar italian nuk është në formë të mirë fizike siç duket nga fotot, por vështirë se dikush ia hedh sytë biznesmenit kur pranë tij qëndron një femër si Elisabetta.

33-vjeçarja tregoi format e saj në një bikini të zi duke u larë në det së bashku me djalin 3-vjeçar Falco.

Kenia është një nga vendet e preferuara të Flavio Briatores për pushimet. Edhe në vitin 2009 ai ka qenë së bashku me Gregoracin në shtetin afrikan për të festuar Krishtlindjet.

Pas shumë vitesh me famën e “playboy”-t, Flavio Briatore duket se ka “mbledhur mendjen” dhe i është përkushtuar plotësisht familjes. Ai ka pranuar se që kur është bërë prind i Falcos është një person më i qetë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button