DW: Ja prapavija e vendimit të Ivanovit

Vendimi i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov ka qenë pjesë e “pakos” mes udhëheqësisë së ngushtë të VMRO-DPMNE-së, thonë burime brenda partiake për DW, transmeton Portalb.

Sipas të njëjtave burime, vendimi i Ivanov paraprakisht është analizuar dhe dakorduar, ndërsa për “mbrojtjen e saj juridike” është shfrytëzuar argumenti i njëjtë me të cilin një profesor nga Fakulteti juridik i ka ndihmuar për ta arsyetuar vendimin për kthimin e se drejtës presidenciale për amnistim. Tajmingu i kumtesës nuk ka qenë i rastësishëm, por me qëllim i zgjedhur- ditën e vizitës së presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Kolinda Grabar Kitaroviq, që të jetë i pakapshëm për opinionin nën arsyetimin se është i zënë me vizitat.

Vendimi i Ivanov duhej t’i hapte rrugë personave të akuzuar nga PSP të kenë mundësinë të gjenden në listat për kandidat nga VMRO-DPMNE. Ishte dakorduar edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së dhe mospajtimi me vendimin e Ivanovit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button