Kryetari Nevzat Bejta vizitoi pasagjerët e lënduar nga aksidenti në fshatin Padalishtë

Pas aksidentit të rëndë tragjik të ndodhur sot në mesditë në rrugën lokale për në fshatin Padalishtë të Gostivarit, të lënduarit në Spitalin e Gostivarit janë vizituar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Gjithçka që varet nga faktori njeri, tha kryetari Nevzat Bejta, është vënë në lëvizje dhe punohet në të gjitha drejtimet për të dalur në ndihmë të personave të lënduar nga ky aksident famëkeq.

“Është një lajm i trishtueshëm ku kemi fëmijë të lënduar dhe disa qytetarë të tjerë. Falënderoi ekipin mjekësor të Spitalit dhe pjesëtarët e Policisë së Gostivarit për gatishmërinë dhe përgatitjen profesionale për tu ballafaquar me këtë rast të rëndë. Kemi mobilizuar institucionet dhe gjithçka që varet nga faktori njeri do të bëjë të pamundurën për të dal në ndihmë të personave të lënduar. Solidarizimi i popullatës vendase ka bërë që personat e lënduar shpejt të tërhiqen nga furgoni për tu bartur në Spitalin e Gostivarit, dhe kjo meriton lëvdatë të madhe”, tha mes të tjerash kryetari Bejta.

Kryetari, Nevzat Bejta ngushëlloi  familjarët e të lënduarve me uratën që sa më shpejt të shërohen dhe të kthehen në shtëpitë e tyre familjare.

Nga aksidenti, si pasojë e daljes nga rruga dhe  rrokullisjes së furgonit, mbetën të lënduar 13 pasagjerë përfshi edhe nxënës të shkollës së fshatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button