Ministria e Ekonomisë e quan spekulim mediatik bllokadën e kamionëve në kufirin Shqipëri-Maqedoni

Edhe pse sot, ministri i Bujqësisë të Shqipërisë, Edmond Panariti njoftoi se ka pasur bllokadë të kamionëve me perime të freskëta në kufirin Maqedoni-Shqipëri, por që më pas është zhbllokuar, megjithatë siç tha ai, Maqedonia e shkelë marrëveshjen me CEFTA-n, Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë sot ka dalë me kumtesë duke vlerësuar se mediat kanë bërë spekulime për rastin në fjalë se.

“Lidhur me spekulimet e disa mediave për ndalesë të kamionëve  shqiptar me fruta dhe perime të freskëta  në kufirin e Maqedonisë me Shqipërinë dhe shkeljen e supozuar  të Marrëveshjes së CEFTA-s, Ministria e Ekonomisë informon se tregtia mes dy vendeve zbatohet në përputhje me funksionimin e CEFTA-s, respektivisht,  sipas informacioneve të marra nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë nuk ka pasur dhe nuk ka ndalesë të kamionëve shqiptarë, por  vetëm kontroll i përforcuar në vendkalimin kufitar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Më herët ministri i Bujqësisë ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button