Rusi, sulm vetëvrasës me bombë (VIDEO)

Mediat ruse raportojnë se në qytetin Stavropol që gjendet në jug të vendit në afërsi të një qendre të policisë 3 sulmues vetëvrasës kanë kryer sulm, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat ruse, 3 sulmues vetëvrasës kanë shpërthyer lëndët eksplozive në afërsi të hyrjes së qendrës së policisë e cila gjendet në qarkun Novoselitsky.

Ndërsa sulmuesi i katërt është neutralizuar nga ana e policisë.

Sipas raportimeve të agjencisë të lajmeve Tass, ku transmetohet deklarata e autoriteteve të Ministrisë së Brendshme, mësohet se nga ngjarja kanë humbur jetën vetëm sulmuesit dhe nuk raportohet për të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button