“Lovers”, nëse është dashuri e vërtetë, do të shkruhet me dritë (FOTO)

Të rinj dhe të dashuruar. Fiksim i një historie, banalizuar nga kinemaja dhe letërsia e fotografuar në mënyrën më intime dhe autentike. Flokë të gjatë të kërleshur, lëkurë pa truk, lakuriqsi, pavetëdije. Atmosferat në të cilat jetojnë çiftet të fiksuara nga fotografja franceze Maud Chalard janë mes ëndrrës dhe realitetit. Tregojnë atë ajrin e lehtë që mbush zemrën e atij që dashuron. E konturuar me ngjyra pastel, nuanca të sfumuara, peizazhe të egër, furgonë dhe rrugica.

Maud, që punon si drejtore arti në Paris, është e dashura e Théo Gosselin, edhe ai fotograf i specializuar për fotot e udhëtimeve dhe vendeve. Projekti “Lovers” ka lindur pikërisht nga dëshira për t’I bërë të përjetshëm peizazhet e historisë së tyre të dashurisë, por shpejt, është zgjeruar duke përfshirë si subjekte edhe miq apo të panjohur që I kontaktonin në rrjetet sociale.

Kur një histori dashurie e tërheq, Maud fton protagonistët të pozojnë për të. Dhe janë shumë të dashuruarit e përfshirë. Në foto nuk ka banalitet, sforcime, cliché. “Ka ndodhur shumë natyralisht. I kam pëlqyer gjithmonë fotot e bukura analoge mbi dashurinë dhe që kur kam nisur, nuk kam ndaluar”, thotë fotografja.

Ajo që godet menjëherë është aftësia për të kapur ndjenjën e fortë të dashurisë autentike. Të gjitha çiftet e fotografuara janë zgjedhur, në të vërtetë, në bazë të një kushti të padiskutueshëm: duhet të jenë vërtet të dashuruar. Edhe sepse, një nga betejat e fotografes, është të tregojë që dashuria e vërtetë ekziston.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button