Policia financiare – instrument për presion politik

“Vizitën” e paradokohshme të policisë financiare në Shoqatën Qytetare MOST, e cila është një nga organizatat më të dukshme për vëzhgim të zgjedhjeve, CIVIL – Qendra për Liri e konsideron si presion të drejtpërdrejtë politik mbi këtë organizatë.

Përveç se bën presion mbi një organizatë që mbikëqyr procesin zgjedhor, pushteti po e abuzon këtë mekanizëm për të dërguar mesazhe kërcënuese edhe për të gjitha organizatat e tjera të shoqërisë civile.

Me këtë veprim, vetëm se tregohet edhe një herë se institucionet janë një instrument në duart e partive në pushtet për presion dhe kërcënim ndaj opinionit demokratik. Në rrethana të tjera, fakti që hetohet një organizatë në lidhje me diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë, mund të flasë për mungesën e azhurnitetit dhe efikasitetit të policisë financiare.

Megjithatë, duke pasur parasysh se kjo “vizitë” zhvillohet në vrullin më të madh të krizës politike, në ditët kur janë caktuar zgjedhjet pa u siguruar as kushte minimale për mbajtjen e tyre dhe duke pasur parasysh paraqitjet kritike të MOST në publik, ky veprim i pushtetit merr një dimension krejtësisht tjetër. Prandaj, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të interpretuar këtë procedurë, përveç se si presion politik, kërcënim dhe përpjekje për të bllokuar proceset demokratik në vend.

CIVIL u bën thirrje të gjitha organizatave të shoqërisë civile, medias dhe strukturave qytetare të cilat angazhohen për demokraci, për të shprehur solidaritetin e tyre dhe mbështetjen ndaj MOST, sepse sulmi ndaj një organizate është një sulm ndaj mbarë opinionit demokratik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button