Sa respektohen dispozitat themelore të kushtetutës së Maqedonisë nga ana e institucioneve

Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi. Ligjet dhe rregulloret tjera të shtetit  duhet të jenë në përputhje me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende, kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statut themeltar. Kushtetuta zakonisht përkufizon shtetin, qartëson detyrat e shtetit dhe organet udhëheqëse të tij dhe shërben si ombrellë për ligjet tjera të shtetit. Në shumicën e vendeve demokratike, kushtetuta përmban edhe kartën e të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilat nuk guxojnë të shkelen nga shteti, organet e vendit ose ligjet  tjera që i nxjerr organi ligjvënës i vendit. Kushtetuta detyron edhe qytetarët që ti respektojnë rregullat apo dispozitat kushtetuese.

Realiteti i krijuar kohëve të fundit gjithnjë e më tepër po e thellon mosbesimin e qytetarëve ndaj organeve apo institucioneve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, ky fenomen është shumë shqetësues pasi që ndikon drejtpërsëdrejti mbi zhvillimin e demokracisë në një shoqëri, hap dilema të shumta mbi sigurinë qytetare, lirinë dhe stabilitetin, ardhmërinë e vendit, prolongon rrugën e integrimeve Europiane, domosdo prek zhvillimin politik, ekonomik, kulturor social etj. Duke u bazuar në dispozitat themelore të Kushtetutës së RM-së të cilat janë edhe bazat themelore që determinojnë në një demokraci të vërtetë me plot të drejtë mund të themi se institucionet apo organet e RM-së në mënyrë permanente kanë bërë shkelje të dispozitave themelore të kushtetutës së RM-së.

Nga kjo do të më duhet të citoj nenin 8 të kushtetutë së Republikës së Maqedonisë:
Dispozitat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë: liritë dhe të drejtat themelore të njeriut e të shtetasit të pranuara me të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë; të shprehurit e lirë të përkatësisë kombëtare, përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i shtetasve të cilët u takojnë të gjitha komuniteteve në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet; sundimi i së drejtës; ndarja e pushtetit shtetëror në atë ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor; pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta dhe demokratike; mbrojtja juridike e pronësisë; liria e tregut dhe e ndërmarrësish; humanizmi, drejtësia sociale dhe solidariteti; vetqeverisja lokale; rregullimi dhe humanizimi i hapësirës dhe mbrojtja dhe përparimi i mjedisit jetësor dhe I natyrës dhe respektimi i normave përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare. Në Republikën e Maqedonisë është e lirë çdo gjë që nuk është e ndaluar me Kushtetutë dhe me ligj.

Institucionet  nuk kanë shprehur gatishmërinë e plotë dhe pa doreza që përballë qytetarëve të dalin si garantues dhe respektues të plotë të këtyre dispozitave themelore kushtetuese, këto pika janë kruciale për përparimin e vendit respektimi I të cilave garanton edhe ardhmërinë Europiane të vendit, sikur institucionet të jenë më transparente dhe më demokratike nuk do ta kishim patur këtë gjendje,do ta shqyrtojmë paragrafin 9 të nenit 8,Vetqeverisjen Lokale që përmban edhe decentralizimin. Vetëqeverisja lokale përfaqëson të drejtën dhe aftësinë e autoriteteve lokale,brenda kufijve ligjor,për të rregulluar dhe menaxhuar një pjesë të konsiderueshme të çështjeve publike brenda përgjegjësisë së tyre dhe në interesat e popullsisë lokale.

Decentralizimi gjithashtu ka rëndësi të veçantë për shqiptarët pasi ai paraqet bartjen ose delegimin e kompetencave të caktuara nga niveli qendror në atë lokal, sjelljen e vendim-marrjes më afër qytetarëve, promovimin e qeverisjes së mire, nxitjen e zhvillimit ekonomik, sigurimin e  efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike etj. Decentalizimi na paraqitet si decentralizim politik, administrativ dhe fiskal, dimensioni politik i decentralizimit përfshin përfaqësimin që realizohet nëpërmjet sistemit të zgjedhjeve, pjesëmarrjen qytetare në proceset vendim- marrëse, cilësinë e kuadrit ligjor dhe qartësinë e ndarjes së funksioneve dhe kompetencave dhe marrëdhënieve midis qeverisjes qendrore dhe lokale, decentralizimi administrativ i referohet nivelit të autonomisë së njësive të qeverisjes vendore përkundrejt kontrollit qendror, decentralizimi fiskal i referohet autonomisë fiskale të autoriteteve vendore,p.sh.nivelit të kontrollit të autoriteteve vendore për mbledhjen e taksës dhe menaxhimin e burimeve publike në interes të qytetarëve. Jo rastësisht u ndala tek vetqeverisja lokale dhe decentralizimi sepse këto pika kanë rëndësi të veçantë për interesit e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button