Udhëto Evropë, mos mendo për ne!

Mariela Trajkovska, koment – “ Roli i ri i babadimrit”, Dnevnik
Vetëm babadimri dhe Viti i Ri nuk ishin problem në këtë shtet, mirëpo prej dje, në Maqedoni, islamistët radikal edhe këto i problematizuan.

Slobodanka Jovanovska, editorial – “Mjegull rreth nesh”, Utrinski Vesnik
Sipas gjendjes së motit, edhe eurointegrimi na agoi në mjegull. Për Maqedoninë tani më është sukses në rast se vendoset si temë para liderëve të BE-së sepse përfundimet arrijnë më së largu te shefat e diplomacisë, ndërsa shkruhen edhe më poshtë.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Vallë po përshëndetemi me Evropën”, Utrinski Vesnik
Shpëtimi i vetëm nga zhdukja është krijimi i ardhmërisë për gjeneratat e reja të cilat as në mënyrë politike, as në drejtim të identitetit nuk është e mundur pa bashkim me Evropën. Çka do të ndodh në Maqedoni pas hyrjes së Serbisë dhe Shqipërisë nuk mundet të përgjigjet me “ dielli prap do të agojë”.

Gordan Georgiev, kolumnë –“Vallëzimi  me marrëveshje mes vëllezërve  dakord të qeverisë”, Utrinski Vesnik
Politikat e Gruevskit janë shkatërruese për Maqedoninë, megjithatë sot mundet të thuhet se BDI si bashkëpunëtor shumëvjeçar, ka përgjegjësi të barabartë.

Todor Pendarov, kolumnë – “Zgjedhje sipas qejfit të të mëdhenjve”, Utrinski Vesnik
As LSDM, as VMRO- DPMNE nuk e kanë ndërmend të vendosin prag zgjedhor sepse atëherë do të humbasin nga disa deputetë.

Antonio Spasev, kolumnë –“Në BE si engjëj pa krahë”, Dnevnik
Derisa nuk e rregullojnë këtë në Bruksel, ne ta shohim punën tone dhe të punojmë për një Maqedoni më të mirë. Kemi probleme të cilat duhet ti zgjedhim pavarësisht se në Evropë këto brenga janë më të mëdha.

Ramadan Ramadani, kolumnë – “ Dallavere politike përmes çaj – qejfit”, Fokus
Pushteti ka lezet, edhe për farë e fis, ndiqet përmes të gjitha çajeve, deri te  ai i trumzës, e në drejtim të “së ëmës”. Kur një ditë do të arrijë përgjegjësia, atë ditë do të sheh fatin edhe fisnia.

Mladen Çadikovski, kolumnë –“ E keqja është më pak e keqe se më e keqja”, Fokus
Tani kur edhe Serbia vëllazërore na iku, më në fund u bë e qartë se Gruevski po e humb edhe betejën e fundit për vetëpromovim si faktor rajonal, duke u vendosur ne fronin e  përfaqësuesit të gjallë  të një epoke të konzervuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button