Ashton: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në janar

“Asnjëherë gjatë dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk është përmendur çështja e njohjes, sepse Kosovën nuk e kanë njohur as të gjitha anëtaret e BE-së dhe kjo çështje kurrë nuk ka qenë parakusht për dialog, por normalizimi i raporteve”, ka thënë dje përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton.

E pyetur nëse Serbia, pas 8-10 vjetëve, para se të bëhet anëtare e plotë e BE-së, do të duhet të zgjidhë çështjen e kufijve të saj të jashtëm, Ashton tha se kjo çështje do të zgjidhet në të ardhmen. Por, shtoi ajo, në Beograd presin që kjo do të shkojë më shpejt, e jo brenda 8-10 vjetëve.

“Ka edhe shumë që duhet të bëhen që dialogu të vazhdojë. Sërish do të takohemi në janar, por më e rëndësishmja në gjithë këtë është që njerëzit në veri të Kosovës do të jetojnë më mirë, ndërda kjo do ta ndihmojë edhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shtoi Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka përshëndetur përpjekjet për bisedime të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, të cilat, sipas saj, mund të thellojnë stabilitetin rajonal.
“Ata kanë treguar gatishmëri për të punuar në çështje të rëndësishme dhe të vështira, ku secili ka respektuar vijat e veta të kuqe, porse ka qenë i vetëdijshëm edhe për vijat e kuqe të tjetrit”, i ka thënë Ashton një grupi të vogël të gazetarëve, trasmeton AFP.
Ashton ka thënë se pas 200 orë bisedimesh në 20 takime në zyrën e saj në Bruksel, puna e bërë nga dy kryeministrat jep siguri për të ardhmen në Ballkan.
“Për shkak të kohës së kaluar së bashku, dy kryeministrat tani e njohin mirë njëri-tjetrin. Kompetenca e tyre për të biseduar është rritur dhe rritur”, ka thënë Ashton.

Lajme të ngjashme

Back to top button