Policia shton prezencën pranë Car Dushanit, pas thirrjeve për protesta

Prania e shtuar policore vazhdon të qëndrojë në pjesën qendrore të Shkupit, disa metra larg përmendores së mbretit serb Car Dushani.

Disa pamflete me thirrjet për protesta sërish janë parë në disa pjesë të Shkupit, ku bëhet thirrje që të organizohet marsh protestues për rrëzimin e përmendores së mbretit serb. 
Protesta thirret që qytetarët t`i bashkëngiten asaj menjëherë pas lutjeve të së premtes nga besimtarët mysliman.

Kjo situatë ka alarmuar sërish organet e rendit, që pritet sërish masivisht të qëndrojnë në pjesën qendrore të kryeqytetit.

Edhe javën e kaluar u alarmua një situatë e njejtë, duke vënë në gatishmëri të plotë forcat e rendit, që u përqëndruan në urën e Gurit në Shkup.

Por, edhe përkundër kësaj situate, vetëm një grup i vogël të rinjsh dhe një person i moshuar u ndaluan në tentimin e tyre për t`iu afruar përmendores së Car Dushanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button