VMRO-DPMNE: LSDM nuk do të arrijë ta pengojë të drejtën e votës

LSDM nuk do të arrijë ta pengojë të drejtën kulmore demokratike të çdo qytetari që ta shfrytëzojë votën e tijë dhe të vendosë për të ardhmen e tijë, reagojnë nga VMRO-DPMNE ndaj thirrjes së sotme për bojkot të LSDM-së dhe partnerëve të saj, raporton RTVM.

“Krimineli i abonuar Zoran Zaev, banda kriminale LSDM dhe degët e tyre nuk do të munden të ikin nga gjyqi i qytetarëve. Më 5 qershor qytetarët do të votojnë për ti dhënë fund skenarit destruktiv që e realizon LSDM, e ndihmuar nga fabrikat e tyre për afera thonë nga VMRO”, thuhet në reagimin e partisë.

Ditën e zgjedhjeve Zeev dhe LSDM do të përgjigjen para popullit për veprimet e tyre, i cili siç thuhet në njoftimin e VMRO-së do ti dënojë pamëshirshëm, ndërsa pas zgjedhjeve do të përgjigjen edhe para institucioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button