Rroga e Ronaldos te klubi i ri nuk është normale

Cristiano Ronaldo ka njoftuar Manchester Unitedin se kërkon rrogë vjetore mes 20-25 milionë euro për t’u rikthyer në Old Trafford. Cristiano Ronaldo spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.
Ylli portugez kërkohet nga ish skuadra e tij Manchester United.
Por, ai ka njoftuar “Red Devils” se kërkon rrogë vjetore mes 20-25 milionë euro për t’u rikthyer në Old Trafford, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Express”, përcjell “Lajmi.net”.
Me një marrëveshje të tillë, Ronaldo do të shndërrohej në futbollistin më të paguar në Premierligë dhe në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button