Kinë, robotët-kamarierë “pushohen nga puna”

Praktika e punësimit të robotëve me teknologji të avancuar si kamarierë, u bë objektiv i kritikave, pasi pronarët e disa restorantëve kineze theksuan se kjo është një “marrëzi” dhe se zgjidhja e vetme është që “ti pushojnë nga puna” robotët, raporton AA.

Qëllimi kryesor i shkencëtarëve kinezë ishte që robotët-kamarierë të bëhen një revolucion në botën e shërbimeve.

Megjithatë, robotët nuk u treguan si kamarierë të mirë pasi në disa restorante kineze kanë derdhur supat dhe pijet gjatë shërbimit të klientëve.

Nga ana tjetër, pronarët e restorantëve, thonë se bëhet fjalë për “limitin e teknologjisë”, pasi që robotët-kamarierë nuk mund t’iu përgjigjen kërkesave të konsumatorëve, prandaj janë “pushuar”.

Praktika e robotëve-kamarierë aplikohet në qytetin verilindor kinez Shenyang.

Përndryshe, Kina ka tejkaluar Japoninë si vendi me më shumë robotë industrialë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button