Gjebrea rrëfen problemin shëndetësor

“…dhe lodhja këtë herë më mundi…”, ky ishte fillimi i një statusi të postuar në ‘Facebbok’ nga Ardit Gjebrea, ndërsa kishte treguar problemet shëndetësore të përjetuara gjatë spektaklit “E diela Shqiptare” të dielën që shkoi.

“Të dielën, për ata që e panë dhe e ndoqën, nuk e përfundova dot programin – shkak tensioni i lart. Rreth 20 min. torturë, djersë, ujë në djersë, energjia po shteronte, zëri po fikej dhe gjithçka në kolaps… Jo sipas radhës që duhej, u ktheva nga komisioni i telebingos dhe thashë: Fillojmë nga loja! – dhe kuptova që nuk mund të luaja me vetën, u dorëzova!”, kishte shkruar mes tjerash kantautori nga Shqipëria, ndërsa mes shumë shakave ai pohoi se shëndetërisht nuk ishte aspak mirë.

“Përtej shakave, e pata vërtetë pisk, por faleminderit Zot, se me atë tension, hmmmm… Kjo ishte! Shpresoj me aq dhe faleminderit të gjithëve që u interesuat për mua. Zoti ju dhëntë shëndet e jetë!”.

Lajme të ngjashme

Back to top button