Odat Ekonomike kërkojnë ligj për stimulim të kompanive vendore

Odat Ekonomike në Maqedoni kërkojnë miratimin e një ligji për stimulimin e investimeve nga kompanitë vendore.

Kryetari i Odës Ekonomike Brankon Azeski dhe ai OEMVP-së Mender Kuçi kërkuan sot nga ministri i ekonomisë Valon Saraçini balancimin e investimeve të huaja me ato vendore. Ata kërkojnë më tepër subvencione për kompanitë vendore me qëllim që të realizohet zhvillimi ekonomik i parashikuar.

Duam që këtë vit të realizohet iniciativa jonë e kahmotshme, për sjelljen e një ligji për stimuilin të investimit me të cilin kompanitë vendore do të stimulohen gjatë investimit. Kompanitë e suksesshme, menaxherët e guximshëm që arritën të investojnë edhe në kohë krize, të marrin një mbështetje nga Qeveria e Repulbikës së Maqedonisë si dhe prej neve si asociacion  biznesi”, tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Ministri i Ekonomisë Saraçini tha se investimet më të mëdha në vend janë bërë nga Kompanitë shtetërore, ndërsa premtoi se do të merr parasysh kërkesat e Odave Ekonomike.

Lajme të ngjashme

Back to top button