Zoran Zaev bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të 5 qershorit (FOTO+VIDEO)

LSDM dhe partnerët e koalicionit sot në selinë e LSDM-së, e nënshkruajtën platformën për Maqedoni demokratike, njofton Portalb.

Pas nënshkrimit, fjalim ka mbajtur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili bëri thirrje deri te qytetarët që t’i bojkotojnë zgjedhjet dhe të mos dalin në votime.

“I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha organizatat civile dhe partitë politikë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet jo-legjitime në të cilat regjimi autoritar do t’i mbajë më 5 qershor 2015. Ose Gruevski ose Maqedonia. Zgjedhjet patjetër të jenë të rregullta, fer dhe demokratike. Në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet fer dhe demokratike pasi që të kalohet çështjet kyçe në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore, reformat në media dhe ndalimin e frikësimit të votuesve ”, tha Zaev, transmeton Portalb

Ai gjithashtu tha se tani për tani ky është qëndrimi i LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit.

“Fronti demokratik po zgjerohet. Sot, LSDM dhe partnerët e koalicionit e nënshkruajtën platformën për Maqedoni demokratike, për kthimin e lirisë dhe demokracisë. Me këtë platformë veprojmë në mbrojtje të drejtësisë, lirisë, ardhmërisë! Platforma për Maqedoni demokratike i përmban parimet demokratike në të cilat besojmë se të gjithë nuk do të ndalojmë deri në implementimin e tyre. Bëhet fjalë për ardhmërinë e Maqedonisë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Me nënshkrimin e kësaj platforme, partnerët e koalicionit detyrohen që bashkë dhe pakompromis të veprojnë në mbrojtjen ashtu siç thonë ata, funksionimit kushtetues të shtetit. /Portalb

LSDM-nenshkrimi-780x439

 

Platforma, potpishuvanje

 

Platforma za demokratska Makedonija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button