Mustafa: Beteja e Koshares, ngjarje që ndryshoi historinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në përvjetorin e Betejës së Kosovës, kujtoi dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës , ndërsa kujtoj edhe ushtarët e huaj që luftuan në Brigadën 138 Agim Ramadani.

Ai tha me këtë rast se Beteja e Koshares është një ngjarje e cila ka ndryshuar historinë e Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor.

“’Beteja e Koshares’ 138 e Brigadës Agim Ramadani, ishte njëra betejat më të rëndësishme, ku padrejtësia historike po ndalej. Atë ditë si kurrë më parë u pa sakrifica e djemve dhe vajzave tona për t’u sakrifikuar për liri. Kosharja ishte prova më e çartë e unitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,tha Mustafa.

Ai theksoi se heroizmin e dëshmorëve dhe heronjve të kësaj Beteje do ta kujtonë gjithmonë dhe do çojnë amanetin e tyre deri në fund të Kosova të jetë e integruar në familjen evropiane dhe në nato. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button