Turp i madh prej teksti!

[Recension: Juristi gej është turp i madh – Nikollovski i LSDM-së është mosnjohës total i ligjeve dhe dispozitave]

Ky tekst është shembull klasik për përhapjen e diskriminimit dhe për shkeljen e rregullës kryesore të gazetarisë – të transmetohet edhe pala e dytë.

Геј правникот е жива брука – Николовски од СДСМ е тотален непознавач на законите и прописите zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: Juristi gej është turp i madh – Nikollovski i LSDM-së është mosnjohës total i ligjeve dhe dispozitave

Date dhe koha e publikimit: 05.04.2016

Data e recensionit: 08.04.2016

Recensues: Аna Anastasovska

DISKRIMINIM PA KUFI

Artikulli në titull përmban koment diskriminues duke theksuar se ministri Nikollovski është “jurist gej”. Orientimi seksual i ministrit, pa marrë parasysh se çfarë është ai, në këtë rast nuk ka asnjë lidhje, e as që duhet të theksohet. Me vetë faktin që potencohet se ai gjoja qenka homoseksual, artikulli bën diskriminim dhe në këtë mënyrë e shkel nenin 10 të Kodit të gazetarëve,  ku qartazi thuhet se:

Gazetari nuk do të krijojë dhe nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).

Problemi i dytë në këtë tekst është se me të sulmohet Nikollovski se “edhe një herë ka treguar mosnjohje totale të ligjeve dhe të dispozitave dhe se vazhdon të publikojë të pavërteta në publik”.

Me këtë rast, transmetohet demanti i Ministrisë për Bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujërat, ku ai është zëvendës-ministër, e askund nuk përmendet se çka ka thën Nikollovski dhe për çka e demantojnë. Në këtë mënyrë lexuesi nuk mund të ketë qasje se a është e vërtetë ose jo ajo që thuhet në demant.

Duke me marrë parasysh gjithë këtë, mund të konstatohet se ky tekst është politikisht i motivuar dhe se ka për qëllim ta bindë publikun se atë që e thotë zëvendës-ministri i LSDM-së nuk është e saktë, edhe pse lexuesit nuk kanë mundësi të lexojnë se për çka në të vërtetë bëhet fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button