Maleski: Zgjedhjet pa opozitën, thellojnë krizën

Nëse VMRO DPMNE dhe BDI do të shkonin në zgjedhje pa opozitën – kriza politike do të thellohej më shumë. Sipas profesorit Denko Maleski madje një situatë e tillë mund të ndikojë në nxitjen e konflikteve dhe ndarjeve të reja. Maleski thekson se partitë në pushtet duhet të krijojnë kushte për zgjedhje demokratike, dhe jo vetëm ti bëjnë thirrje opozitës që të marrë pjesë, njofton Alsat M.

“Këto parti – ajo maqedonase dhe shqiptare, duhet të ulen dhe seriozisht të diskutojnë se si ta bindin opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje, sepse pa pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, ne praktikisht ecim prapa, në drejtim të rivendosjes së sistemit të vjetër. Sistem pa kontroll të politikës nga ana e shoqërisë, sistem pa kontroll të policisë nga Kuvendi, dhe kështu me radhë, të gjitha ato gjëra që janë të shënuara në Raportin e Pribesë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për imazhin e madh. Vetëm me pjesëmarrjen e të gjithëve edhe të opozitës mund të ecim në drejtim të ndryshimit të sistemit politik të Maqedonisë, që ka elemente shumë të forta autokratike, ndaj një demokracie pluraliste”, deklaroi profesori universitar, Denko Maleski.

Të gjithë skenarët janë tashmë të hapur, me një rezultat të pasigurt, pasi njëra palë qëndron fortë në qëndrimin për zgjedhje më 5 qershor, e tjetra për bojkot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button