Mijallkov nuk shkoi në gjykatë për shkak të mjegullës

Sot është mbajtur seanca e fundit para vendimit që do sillet për rastin Mijallkov për padinë ndaj javores “Fokus”. Deklaratë në gjykatë lidhur me këtë çështje kanë dhënë kryeredaktorja e kësaj gazete, Jadranka Kostova si dhe gazetari, Vllado Apostolov, të cilët janë paditur nga ana e  drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov pasi që kishin transmetuar deklaratën e ish – ambasadorit në Çeki, Igor Ilievski, në të cilin tekst ambasadori pretendonte se ka patur presione nga drejtori i Policisë Sekrete.

Ndërkaq, Sasho Mijallkov nuk është paraqitur në këtë seancë gjyqësore, kurse në pyetjen e “Nova Tv” se përse ai nuk ishte aty, përfaqësuesi i tij është përgjigjur shkurtimisht se ardhjen e drejtorit në gjykatë e ka “penguar mjegulla”. 

Gjykimi duhej të mbahet në dy seanca, por është shtyrë për shkak të mungesës së Sasho Mijallkovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button