Mos kalo
Ti erdhe.
Ndalu ! Mos kalo!
Përse?
Dashuria sjell shpresë,
shton mallëngjim, shton dhembje,
mendja zhytet thellë,
kurorë e mendjes dhe shpirtit
është dashuria,
mrekulli e jetës,
fuqi e mallkuar.
Ti erdhe.
Ndalu ! Mos kalo !
Përse ?
Ngrihu në mbrehje
dhe thellë hidhi shikim të kaluarës,
e pasqaruara nuk sqarohet:
rrufetë e dashurisë,
shikimi tinëzar,
cytja e freskët,
ledhatimi i mesnatës,
djallëzimi në shpirt dhe në trup,
fryma e shpëtimit.
Dhe përsëri, sërish shiko !
Ti erdhe.
Ndalu ! Mos kalo !
Përse ?
Ëndërrues i kalitur,
beson në çudira
të gjejë veten në vete – ty,
ëndërr e papërmbajtur, e pavdekshme,
sprovë,
rrugëdalje për shpirtin,
rrëfim i zemrës.
Ti erdhe.
Ndalu ! Mos kalo !
Përse ?
Mallëngjimi do fluturojë,
dëshira do të shuhet,
dhembja do të humbasë,
shqetësimi do të shpërthejë,
bukuria do të venitet,
largësia do të qartësohet,
fshehtësia do të zbulohet,
fjalët do të shteren.
Ti erdhe.
Ndalu ! Mos kalo !
Përse ?
Ëndrra të mbetet ëndërr.
Asnjëherë ! Kurrë në ëndërr tjetër,
dashuria ime !
Ti ndalu ! Mos kalo !
Dhe koha le të ndaloj.
Autor: Tihi