Përpjekje maksimale të ndërkombëtarëve për ta shpëtuar Maqedoninë nga kriza

Sipas burimeve diplomatike të Dojçe Vele-s në gjuhën maqedonase zgjidhja do të kërkohet në 7 ditët e ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia edhe “javëve të ardhshme” siç potencoi Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, transmeton Portalb.

Prapa dyerve të mbyllura komuniteti ndërkombëtarë po bën bisedime intensive me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos me qëllim që të lëvizin qëndrimet për çështjen e zgjedhjeve më 5 qershor, para së gjithash për krijimin e kushteve që do të garantonin kredibilitet të zgjedhjeve.

Bindjet diametralisht të kundërta të palëve i vërtetuan lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ai i LSDM-së Zoran Zaev.

“Mjaftë ishte. Zgjedhjet janë dalje nga kriza”, porositi Gruevski.

“Më 5 qershor zgjedhjet janë të pamundshme. Bëjë thirrje për front të gjërë për Maqedoni të lirë kundër Nikolla Gruevskit”, tha Zaev.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq i ka porositur partitë që të mos e lënë anash Marrëveshjen e Përzhinos, transmeton Portalb.

Mbrëmë LSDM ka kumtuar se kreu i saj Zaev ka kontaktuar edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini.

Nga aty thonë se Mogerini ka porositur që aplikimi i marrëveshjeve politike është në interes të shtetit dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe reformat urgjente. Ajo ka ftuar palët që javëve në vazhdim të gjejnë zgjidhje.

Mogerini nuk ka përmendur asnjë datë dhe ka vënë theksin në prioritetin e reformave.

Dje, pothuajse të gjitha partitë opozitare në kumtesat e tyre publike kanë theksuar se pa plotësimin e kushteve; pastrimin e Listës zgjedhore dhe lirinë e mediave, zgjedhjet janë të pamundshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button