Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Shkëndija – Renova

Përfundojnë vuajtjet dhe endjet për të luajtur si vendas në stadiume të ndryshme në gjithë Maqedoninë, pasi që të dielën Shkëndija përballë Renovës do të rikthehet të luajë në stadiumin e qytetit në Tetovë. Biletat për ndeshjen Shkëndija-Renova do të dalin në shitje prej të premten në mëngjes dhe do të mund të sigurohen në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës.

Tashmë është zyrtare. Shkëndija të dielën do të përballet me Renovën në stadiumin e qytetit në Tetovë, në ndeshjen e xhiros së 26-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka dhënë dritë jeshile që të dielën të lëshohet në përdorim tereni i rinovuar në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe Shkëndija bashkë me Renovën do të kenë fatin në përballjen mes veti të luajnë në tapetin e ri.

Për shkak të interesimit të madh, nga KF Shkëndija kanë apeluar te tifozët që sa më herët të shkojnë në stadium me qëllim të shmangies së rëmujave të panevojshme, ndërsa dyert e tribunave do të mbyllen 15-të minuta para fillimit të ndeshjes. Me këtë rast biletat për ndeshjen Shkëndija-Renova do të dalin në shitje prej të premten në mëngjes dhe do të mund të sigurohen në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës, ndërsa do të ketë edhe ditën e ndeshjes tek pikat për shitje te stadiumi i qytetit. Ndeshja Shkëndija-Renova luhet të dielën, me fillim në orën 16:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button