Ja çfarë thotë Komisioni Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni

Asgjë të re nga Komisioni Evropian. Pas ngjarjeve të djeshme në skenën politike të Maqedonisë, me gjasë nuk e kanë impresionuar Brukselin i cili as për një milimetër nuk e ka ndryshuar qëndrimi: implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, implementimin e reformave të theksuara në Raportin e Pribes dhe shpresa se partitë politike në Maqedoni do të punojnë në interes të qytetarëve, njofton Portalb.

Zëdhënësja e eurokomesarit për zgjerim, Johanes Han, Maja Kocijançiq e cila përndryshe për momentin është në Tunis, ka deklaruar se Komisioni Evropian nga afër i ndjekë ngjarjet në Maqedoni. Ndërkaq, në lidhje me zgjedhjet e caktuara për dy muaj tha se “përparim ka, por edhe më shumë duhet të bëhet që zgjedhjet të jenë sipas standardeve evropiane”.

Komisioni Evropian, vlerëson se puna për fer zgjedhje është vitale dhe se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet në terren bashkë me partnerët e tyre ndërkombëtar.

“Në Maqedoni, ka krizë politike të cilën ne bashkë me partnerët e vendit e zbutëm, ndërkaq në interes të vendit dhe para se gjithash të qytetarëve është që kjo krizë të zgjidhet. Shpresojmë që partitë do të qëndrojnë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi dhe ajo që është nënshkruar në Përzhino në lidhje me zgjedhjet, por gjithashtu në lidhje me reformat prioritare, përsëris, gjithçka në dobi të vendit dhe qytetarëve të Maqedonisë”, tha Kocijançiq.

Përndryshe dje në mesnatë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanovski e ka shpërbërë Kuvendin dhe i ka falënderuar deputetët për punën e deritanishme. Pas kësaj, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, mbajti konferencë për shtyp dhe tha se LSDM nuk do të merr pjesë në “zgjedhjet kriminale”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button