Njëri nga sulmuesit e Brukselit punonte dikur në Parlamentin Evropian

Një nga personat që realizoi një prej sulmeve vetëvrasëse në Bruksel, më 22 mars, kishte punuar si pastrues në Parlamentin Evropian para gjashtë vitesh, njofton REL.

Në një deklaratë të lëshuar dje, Parlamenti Evropian tha se ky individ kishte kryer punë verore në këtë institucion, në vitet 2009 dhe 2010.

Edhepse Parlamenti Evropian nuk e bëri të ditur emrin e tij, burimet e kanë zbuluar se bëhet fjalë për Najim Laachraouin, një bleg 25 vjeçar, për të cilin hetuesit thonë se e ka hedhur veten në erë gjatë sulmit në aeroportin e Brukselit.

Ndërkohë, kryeministri i Belgjikës e ka mbrojtur qasjen e vendit të tij në luftimin e terrorizmit, duke insistuar se Belgjika nuk është një “vend i dështuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button