MOST: Shtohen presionet ndaj administratës

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, janë rritur edhe presionet e pushtetit mbi të punësuarit në ndërmarrjet dhe administratën publike. Raportin e OJQ MOST sipas të cilit në mënyrë të paligjshme po ndikohet mbi votuesit, e dëgjuan edhe ambasadorët në vend. Në 15 nga 80 komuna ka pasur presion mbi të punësuarit në arsim, por edhe tek ata që punojnë në ndërmarrjet publike, njofton Alsat M.

Ata u janë kërcënuar se do të transferohen me punë në një komunë tjetër, ose në pozitë më të ulët, se do të ballafaqohen me masë disiplinuese ose shkarkim. Presione dhe kërcënime ka pasur edhe mbi persona të cilët janë ose do të duhet të punësohen në institucionet publike, ose tek ata punëtorë tek të cilët është dashur t’u transformohet marrëdhënia e punës.

Presione janë vërejtur edhe tek të punësuarit në sektorin privat. Nga MOST kanë vërejtur se funksionarët shtetërorë nuk e respektojnë parimin e ndarjes së shtetit dhe partisë, kështu që në manifestime ku janë paraqitur i kanë promovuar programet partiake. Nga MOST thonë se KSHZ-ja nuk u ka lejuar kontroll dhe monitorim të plotë të kontrollit në teren të sistemit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button