Shkup, ministrat dhe zv/ministrat e LSDM-së dhanë dorëhejqe

Ministrat dhe zëvendësministrat e LSDM-së opozitare maqedonase në Maqedoni, sot kanë dorëzuar dorëheqjet nga funksionet e tyre në Qeverinë e Maqedonisë, njofton LSDM përmes një kumtese, njofton Portalb.

Nëse sonte shpërbëhet Parlamenti i Maqedonisë, gjegjësisht nëse respektohet vendimi i Parlamentit i miratuar me datë 23 shkurt, kërkojmë që paraprakisht të konstatohen dorëheqjet e ministrave tonë.

“Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, ministrat dhe zëvendësministrat e LSDM-së janë pjesë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e cila në përputhje me Marrëveshjen e 2 qershorit dhe protokollit të 15 korrikut, është formuar me qëllim të organizimit të zgjedhjeve kredibile, pasi që të plotësohet kushtet dhe pikat e kësaj marrëveshje. LSDM dhe opozita qëndrojnë garantues të angazhimeve për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike në Republikën e Maqedonisë, thonë nga partia opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button