Gruevski mohon se e fsheh pasurinë milionëshe personale

Lista e pronës së liderit të VMRO-DPMNE-së pas dorëheqjes së tij me 15 janar nuk është më publike dhe është larguar nga ueb faqja e komisionit kundër korrupsionit. Dje për këtë çështje reaguan nga Partia Liberale Demokratike, transmeton Portalb.

“Gruevski për të cilin e dimë se ka dëshirë shpesh të jep llogari çfarë ka punuar, të numëroj projekte të manipuluara, fiktive, pensionistë që shkojnë në skiim, tani vlerësojmë se është koha të tregojë publikisht para qytetarëve të Maqedonisë se sa është pasuruar gjatë këtyre viteve deri sa ishte në krye të qeverisë së RM-së”, tha Filip Janeviq, Zëdhënës i PLD-së.

Gruevski sot është përgjigjur se në afatin e paraparë ligjor e ka dorëzuar listën anketuese në antikorrupsion.

“Në përputhje me obligimet, brenda afatit ligjor, më 08.02.2016, deri të Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit kam dorëzuar listën anketuese. E shfrytëzoj këtë rast për ta thirrur publikisht KSHPK-në dhe për mediat e interesuara ta prezantojë listën anketuese dhe gjendjen pronësore që e kam paraqitur aty”, thekson Gruevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button