Rritja e rrogave të policëve në Maqedoni, Naumov akuzon Çavkovin për manipulim

Zv. ministri shtesë i financave, Kire Naumov, ka reaguar ndaj njoftimit të djeshëm të zv. ministrit shtesë të punëve të brendshme, Mitko Çavkov, në lidhje me rritjen e rrogave të të punësuarve në MPB për 5 %

Sipas Naumovit, të punësuarit në MPB janë duke u manipuluar nga Çavkovi, i cili bazohet në një marrëveshje në mes të MPB-së dhe Sindikatës së policisë, e arritur në mars të vitit 2015, për gjoja vendim të Qeverisë së RM-së të datës 29 mars të këtij viti për rritjen e rrogave të të punësuarve në MPB, në bazë të marrëveshjes së vitit të kaluar.

Më tej, Naumov thotë se në Buxhetin e vitit 2016 nuk janë paraparë mjete financiare për realizimin e marrëveshjes së lartëpërmendur, pasi që Mitko Çavkov, në kohën sa ishte ministër i MPB-së, nuk arriti të sigurojë mjete për rritjen e rrogave të të punësuarve në MPB, e as Nikolla Gruevski nuk ka kërkuar mjete financiare nga Kuvendi për këtë qëllim, gjatë prezantimit të Buxhetit për vitin 2016,transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna, Naumovi i bazon në ”Informimi për mungesë të mjeteve në pajtim me buxhetin e publikuar për vitin 2016 në aspekt të mjeteve të nevojshme reale për funksionim normal të MPB-së për vitin 2016”. Prandaj, njoftimi i Naumov thotë se Mitko Çavkov i ka manipuluar të punësuarit në MPB, duke mos e rrespektuar marrëveshjen e arritur me Sindikatën e Policisë./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button