Pajisje të papërdorshme apo informatë e papërdorshme?

[Recension: Hard-disku me softuerin e sistemit është në duart e Katica Janevës]

Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni është një spekulim i madh dhe bën pretendime të cilat mund t’i konfirmojë vetëm Ministria për Punë të Brendshme. Mirëpo, MPB-ja as që është përmendur në tekst, e aq më pak ka deklaratë nga institucioni i vetëm që është kompetent për t’i dhënë informatat që janë shkruar në tekst.

Хард дискот со софтверот од системот е во рацете на Катица Јанева NetPress NetPressLinku deri te artikulli origjinal: Hard-disku me softuerin e sistemit është në duart e Katica Janevës

Data dhe koha e publikimit: 30.03.2016, 14:41

Data e recensionit: 04.04.2016

Recensues: Simona Atanasova

(DEZ)INFORMATË

Теksti (që është marrë nga një medie tjetër nuk është linkuar në mënyrë adekuate), pohon se komisioni në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) ka shkatërruar harduer të vjetër dhe të papërdorshëm, ndërsa të dhënat e rëndësishme i janë dorëzuar prokurores speciale publike.

“Para se të shkatërrohen pajisjet e papërdorshme, është dhënë urdhër për inçizimine të gjitha të dhënave relevante nga softueri të cilat në të ardhmen do të mund të përdoreshin në procedur gjyqësore. Ky hard-disk me kërkesë të PSP-së i është dorëzuar Katica Janevës dhe praktikisht Katica Janeva ka qasje në gjithë softuerin dhe të dhënat që janë ruajtur në sistemin e DSK-së.”

Për pretendimet e këtilla, të cilat në tekst janë prezantuar si informatë e sigurtë, nuk ka asnjë konfirmim nga institucionet kompetente, MPB-ja dhe PSP-ja.

As që është pyetur MPB-ja se a janë shkatërruar me të vërtetë pajisje që janë të papërdorshme, e as që është pyetur Prokuroria speciale publike (PSP) se a e ka marrë hard-diskun me të gjitha të dhënat siç thuhet në tekst.

Këtu në fakt, bëhet fjalë për informatë pa asnjë burim dhe si e tillë ajo nuk mund të verifikohet, dhe informata e tillë pa konfirmim mund të jetë edhe dezinformatë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button