“Panama Papers”, “Mossack Fonseca” ngre padi për hakerët

Ramon Fonseca, një nga themeluesit e firmës juridike panameze që ka tronditur botën me megaskandalin e fshehjes së pasurive dhe pastrimit të parave, deklaron se firma e tij ishte viktimë e një hakerimi nga jashtë kompanisë dhe se për këtë ka ngritur një padi në Prokurorinë e shtetit.

Në një intervistë për Reuters,  ai tha se “Mossack Fonseca”, e specializuar në krijimin e kompanive off-shore, nuk kishte shkelur asnjë ligj dhe se të gjitha operacionet e saj janë kryer në përputhje me legjislacionin. Sipas tij, i vetmi krim i kryer në këtë ngjarje është hakerimi i firmës juridike dhe se ai është shumë i tronditur që media nuk flet në lidhje me këtë.

“Lajm do të përbënte kjo, kush po investigon hakerimin? Ne jemi vërtetë të shokuar që askush nuk tha se është kryer një krim këtu. E-mailet janë keqinterpretuar. Për shembull, është një e-mail i vitit 2005 dhe në atë kohë ne po dixhitalizonim sistemin. Kishim shumë dokumente nëpër tavolina dhe dikush tha se duhej t’i rregullonim ato. Por, ishte 2005 dhe nuk asnjë lidhje me atë që po ndodh sot apo me çështjen pastrimit të parave”- deklaroi themeluesi i “Mossack Fonseca”, Ramon Fonseca.

Fonseca tha se ai ka një ide se kush mund të ketë hakeruar kompaninë, por këtë çështje do ta ndjekë me autoritetet.

“Nuk ka asgjë konkrete, kemi një teori, por nuk kemi ende prova. Por, hetimet e çështjes kane filluar”,shtoi ai.

Megaskandali i zbuluar nga gazetarët investigativë në shumë vende zbuloi aferat e shumë personazheve publike, liderë shtetesh dhe artistë, mes tyre kryeministri i Islandës, miq të presidentit rus, Putin, të afërm të kryeministrit të Britanisë të Madhe, David Cameron, Presidenti i Ukrainës, Poroshenko, dhe presidenti kinez, Xi Jinping.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button