Prolongohet seanca për “Magjar Telekom”

Sot përsëri është prolonguar seanca për rastin “Magjar Telekom”, në të cilën janë të akuzuar tre ish drejtorë të “Makedonski Telekom”, Atila Sendrei, Rolf Plat dhe Zoltan Kishjakus, njofton Portalb. Ashtu siç kanë njoftuar nga  Gjykata, në seancën paraprake është sjellë vendim që të akuzuarve t’u gjykohet në mungesë prezence.

Avokati Nenad Janiqeviq, tha se ka marrë autorizim të plotë nga i akuzuari i parë Atila Sendrei që të përfaqësojë në gjykim, për këtë ka kërkuar prolongim seance që të mund të kryej ekspertizë të dokumenteve nga lënda.

Përndryshe, bëhet fjalë për rast për të cilën ka filluar hetimi në vitin 2008, ndërkaq akuza është ngritur në vitin 2011, transmeton Portalb.

Tre të akuzuarit gjykohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Kjo lëndë, ashtu siç ka sqaruar Gjykata, nuk është i lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe dëshmive të ish drejtorit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski, që Prokuroria Speciale kërkon që ta merr këtë lëndë nën kompetencat e saj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button