Foshnja nga Dojrani nuk e ka virusin zika

Laboratoria referente e OBSH­së në Gjermani konfirmoi se foshnja tremujore nga Dojrani nuk e ka virusin zika. Rezultatet kanë arritur dje pasdite, ndërsa sot i kumtuan nga Instituti për Shëndet Publik. “Laboratoria referente e OBSH-­së i konfirmoi rezultatet që ne i kemi marrë paraprakisht. Në Institutin për shëndet publik janë bërë analiza të cilat përjashtuan shkaktar infeltiv për situatën, si dhe shkaktarë të virusit të cilat transmetojnë përmes mushkonjave siç janë ethet e Nilit Perëndimor dhe denga.

Me qëllim që të konfirmohen rezultate tona, ekzemplarët i dërguam në Laboratorinë referente të OBSH­së dhe ato janë konfirmuar si negative, duke përfshirë edhe për virusin zika”, informoi doktoresha Golubinka Boshevska. Ajo potencoi se për rastin nuk ka pasur dyshime se bëhet fjalë për virusin zika, por janë ërë analiza duke marrë parasysh situatën aktuale dhe rekomandimet që të kontrollohet çdo rast ku ka dyshim edhe më të vogël.

Boshevska informoi se nuk ka raste tjera të dyshimta të virusit zika dhe se Laboratoria pranë Institutit tani disponon me reagensë dhe mundësi për detektim të numrit të madh të arbo infektimeve virusale, duke përfshirë edhe virusin zika, ethet e Nilit perëndimor, denga, çikungunja. Nga Instituti për shëndet publik theksojnë se po ndjeket situata edhe se i publikojnë informatat në ueb faqen e tyre.

Për ata që udhëtojnë kanë përgatitur fletushka me informata për këtë virus, i cili, siç theksuan, kalon me simptoma të buta, por le pasoja të rrezikshme te gratë shtatzëna në frytin, posaçërisht në muajt e parë. Se nuk bëhet fjalë për zika virus te fëmiu nga Dojrani, kofirmuan edhe nga Klinika për fëmijë. Në kumtesën me shkrim, drejtoresha Aspazija Sofijanova potencon se analizat e bëra në laborator treguan se nuk ka prani të zika virusit te pacianti me mikrocefali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button