NATO, video vlerësimi për Shqipërinë: Aleat i çmuar

NATO ka publikuar në faqen e saj zyrtare një video prej 3 minutash, në të cilën e cilëson Shqipërinë si një aleat të çmuar, që ndan të njëjtat vlera me Aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut.

Videoja, që shfaq Forcat e Armatosura të Shqipërisë, tregon edhe transformimin që trupat ushtarake kanë pësuar ndër vite.

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta e cilëson datën 27 maj, kur për herë të parë do të mbahet në Tiranë Asambleja e NATO-s, si një mundësi të shkëlqyer për vendin.

“Parlamenti shqiptar ndihet i nderuar të presë për herë të parë Asamblenë parlamentare të NATO-s. Për vendin tonë kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shfaqur perspektivën europiane dhe, në të njëjtën kohë, të shprehim besimin tonë në vlera si liria, demokracia dhe siguria”, thotë Meta.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko kujtoi rolin e rëndësishëm të NATO-s në Ballkan.

“Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës dhe nuk do të harrojë rolin e NATO-s në çlirimin e Kosovës. Por edhe për mbështetjen e madhe në dhënien fund të gjenocidit në Ballkan”, thotë Majko.

Po ashtu, në videon 3-minutëshe shfaqen edhe qytetet kryesore të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button