Çmimet hotelierike në marsin e 2016-tës, rritje minimale

Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike në mars të vitit 2016, në krahasim me shkurt të vitit 2016, janë rritur për 0.1%. Krahasuar në grupe të shërbimeve, rritje është hetuar edhe në grupet ushqim për 01%, pije alkoolike për 0.1% dhe pije jo-alkoolike për 0.1%, shkruan Oda Ekonomike, njofton Portalb.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në mars të vitit 2016 në krahasim me të njëjtit muaj të vitit të kaluar është rritur për 0.3%.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – mars 2016, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 0.5%, përderisa në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2015 ka ngelur në nivel të njëjtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button