Shkëndija e nisi pazarin, blen Fazliun e Ferizajit

Astrit Fazliu është përforcimi i parë i skuadrës së Shkëndijës në merkaton dimërore. Sulmuesi i krahut vjen nga radhët e KF Ferizajit dhe ka vendosur firmën e tij në kontratën 18 mujore me ekipin “kuqezi”. 

I lindur më 28.10.1987 Fazliu në karrierën e tij ka luajtur për FC Prishtina, KF Trepça dhe KF Ferizajn, ku është dalluar me paraqitje të mira dhe shumë gola të shënuar. Këtë vit në fanellën e Ferizajt, Fazliu ka realizuar 9-të gola, ndërsa paraqitjet e tij të mira kanë qenë vendimtare që drejtuesit e Shkëndijës ta afrojnë në skuadër. 

Fazliu të hënën në hapësirat e kompanisë ‘Ecolog’ ka vendosur firmën në kontratën me Shkëndijën, ndërsa më vonë ka bërë fotografinë zyrtare me fanellën ‘kuqezi’.

Lajme të ngjashme

Back to top button