Çfarë lidhje ka ndërrimi i kryeshefit të policisë me goditjen e indit kombëtar?

[Recension: Spasovski vazhdon të bëjë pazar me interesat kombëtare maqedonase]

Ky publikim nuk ka asnjë lidhje me tekstin gazetaresk. Ka titull senzacionalist dhe përmban informatë që është përdorur për bindur lexuesin në një gjë që nuk ka asnjë lidhje me realitetin dhe me faktet, ajo që është më e rëndësishme në një produkt gazetaresk.

Спасовски продолжува да се пазари со македонските национални интереси Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Spasovski vazhdon të bëjë pazar me interesat kombëtare maqedonase

Data dhe koha e publikimit: 31.03.2016

Data e recensionit: 04.04.2016

Recensues: Аna Anastasovska

AKUZA PAUSHALLE

Ministri teknik për punë të brendshme, Oliver Spasovski nga LSDM-ja vazhdon të bëjë pazar me interesat nacionale maqedonase.

Në fillim të tekstit, sikurse edhe në vetë titullin, lexuesit i imponohet teza se ministri për punë të brendshme ka bërë paza me interesat nacionale. Kjo është një akuzë e rëndë për të cilën duhet të ekzistojnë fakte dhe dëshmi të forta.

Me sugjerimin e tij, në këshillin e komunës së Dibrës është ndëruar kryeshefi i deritanishëm i SP Dibër, Rashit Ismajloski.

Kjo është informata e vetem që e përmban ky artikull, edhe pse mbetet pezull në ajër, se a është bërë kjo me sugjerimin e tij. Nuk ka deklaratë nga Spasovski, ndërsa informatanuk është konfirmuar nga asnjëra palë, për shembull komuna e Dibrës.

Maqedonasit, ortodoksë dhe myslimanë, këtë veprim të Spasovskit e interpretojnë si edhe një goditje mbi indin nacional dhe humbje edhe të një pozite të rëndësishme në rajon.

Kush janë ata maqedonas, ortodoksë dhe myslimanë, ku janë deklaratat e tyre dhe në çfarë mënyre ata këtë veprim të Spasovskit, e lidhin me goditjen e radhës ndaj indit nacional? Çfarë lidhje ka ndërrimi i kryeshefit të PS – Dibër me ndonjë farë pozite të rëndësishme në rajon. Asgjë nuk është sqaruar. Me rëndësi është se ka akuza edhe atë të pabaza dhe jologjike. Është e qartë se bëhet fjalë për sulm mbi Spasovskin me çdo kusht, pa zgjedhur me këtë rast mënyra dhe mjete, dhe ajo që është më e rëndësishme në punën e gazetarit, pa fakte dhe pa dëshmi. Prandaj, mund të konstatohet se ky tekst është një manipulim i madh dhe interpretim paushall.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button