“Panama Papers”, klientë të kompanisë Mossack Fonseca edhe 28 banka gjermane

Zbulimi i dokumenteve sekrete të kompanisë Mossack Fonseca në Panama është një nga skandalet më të mëdha të këtij lloji në histori. Analizat e këtyre e dokumenteve treguan bashkëpunimin e 28 bankave gjermane me këtë kompani, përfshirë edhe Deutsche Bank, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” (SZ) këto banka kanë themeluar më shumë se 1.200 kompani ‘offshore’. Deutsche Bank deri në vitin 2007 kishte themeluar më shumë se 400 kompani ‘offshore’, ndërsa 50 prej tyre janë ende aktive.

Përveç Deutsche Bank, shërbimet e kompanisë Mossack Fonseca në Panama i kanë shfrytëzuar edhe Commerzbank, Dresdner Bank dhe BayernLB, por që në periudhën e fundit kishin ndryshuar mënyrën e veprimit.

Konzorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativ (ICIJ) zbuloi 11.5 milionë dokumente sekrete në lidhje me operacionet e kompanive në Panama dhe i ka shpërndarë me 80 kompani globale mediatike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button