Ramadani: Sigurova përparësi në raundin e parë dhe të dytin, pastaj isha më i kujdesshëm

Hadis Ramadani mbrëmë në Cyrih të Zvicrës e ka luajtur meçin e parë profesional kundër Gader Ahmedin në “Fight Night” ngjarjen në të cilën doli fitimtarë në meçin e parë profesional me në 3 raunde, transmeton Portalb.

“Meçi ishte mjaft mirë. Ka pasur mjaft goditje të fuqishme. Isha mirë i përgatitur dhe i kam pasur përparësi në të 3 raundet. Në raundin e tretë isha më i kujdesshëm, sepse në raundin e parë dhe të dytin arrita të siguroj përparësi. Për meçet e ardhshme profesionale, do të mendoj”, ka deklaruar Hadis Ramadani.

Përndryshe, Ahmedin është kampion në Zvicër në kategorinë deri në 66 kg dhe deri më tani ka dalë në ring në 10 meçe profesionale, me 7 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button