Erdogan: Turqia synon të arrijë shifra rekord në turizëm!

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar ditën e djeshme se Turqia do të thyej një rekord të ri, pasi pritet të arrihet një shifër vjetore e të ardhurave të turizmit prej 30 miliardë dollarë në vitin 2013.

Duke folur në një ceremoni për urimi në provincën jugore bregdetare në Antalia të Turqisë, kryeministri citoi se aeroporti i ri i ’’Gazi Pasa’’ do të shërbejë për të paktën 1.5 milionë turistë pas përfundimit të pistës së re dhe përfundimit të terminalit, transmeton 77news.

Më tej ai kujtoi që Antalia është një qytet i qytetërimit, historisë, kulturës, turizmit, industrisë dhe bujqësisë, por para se të gjithash Antalia është një qytet botëror që shërben si një dritare për Turqinë, e cila prezantohet unike në mbarë botën.

Për këtë arsye qeveria turke ka investuar 13 miliardë lira turke në Antalia brenda 11 viteve të fundit, u shpreh Erdogan me qëllim për të rindërtuar Antalian me shkolla të reja, universitete, konviktet, komplekset sportive, rrugë dhe shtëpi.

Ne vazhdojmë me projekte të mëtejshme për të promovuar Antalian si një markë botërore dhe të arrijmë shifra rekord në turizëm, tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button